Lajme

Mezani debuton me Gjilanin, synon fitoren ndaj Trepça ’89!

Pas dy ndeshjeve të para të së premtes që sollën dy fitore të skuadrave udhëtuese, java e 24-t e IPKO Superligës së Kosovës, vijon këtë të shtunë me dy takime të tjera ku spikat padiskutim sfida mes Gjilanit dhe Trepça ’89, dy skuadrave që e nisën sezonin me pretendime madhore por tashmë papritur e shikojnë veten në garën për mbijetesë. Gjilani në fakt pozicionohet në vendin e 5-të, por ka vetëm 32 pikë, 4 më shumë se Flamurtari që ndodhet në zonën play-out. Te “skifterat” sot debuton trajneri i ri Gentjan Mezani i cili shpreson ta nisë me fitore aventurën e tij kosovare. Ndërkohë Trepça ’89, një skuadër që disa vite më parë u shpall kampione e Kosovës, ka vetëm 28 pikë po aq sa edhe Flamurtari dhe vetëm goleavarazhi më i mirë e mban larg zonës së rrezikut për momentin. Kështu që kjo sfida premton shkëndija pasi të dyja ekipet kanë nevojë urgjente për pikë. Sfida tjetër e të shtunës është ajo mes KEK-ut dhe Drenicës ndeshje që nuk parashikohet të ketë shumë histori pasi miqtë janë dukshëm të favorizuar për të marrë 3 pikët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency