Futboll

Atletico Madrid kërkon mbrojtës krahu, një brazilian në krye të listës!

Atletico Madrid është në kërkim të një mbrojtësi të majtë. Spanjollët kanë humbur tashmë shërbimet e Lucas Hernandez, i cili verën e ardhshme do të transferohet te Bayern Munich në Gjermani, ndërkohë që edhe e ardhmja e Filipe Luis mbetet në dyshim. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e “Los Colchoneros” janë vënë në kërkim të një mbrojtësi. Emri i parë që përmendet në listën e skuadrës nga Madridi është ai i brazilianit Wendell, i cili luan te Bayer Leverkusen. Për të siguaruar shërbimet e 25-vjecarit, spanjollët duhet të mposhtin konkurencën e Romës dhe Borussia Dortmund që gjithashtu e pëlqejnë brazilianin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency