Serie A

Ka shumë kërkesa në merkato, Juventusi ka gati rinovimin për Kean!

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka nisur punën për t’i rinovuar kontratën e sulmuesit të ri, Moise Kean. 19-vjecari po kalon një formë të mirë së fundmi, ndaj dhe drejtuesit e bardhezinjëve nuk duan që të përballen me ndonjë surprizë të pakëndëshme, duke parë që shumë skuadra kanë filluar të shprehin interes për të. Kontrata aktuale e Kean përfundon sezonin e ardhshëm, ndërkohë që Paratici ka nisur bisedimet me agjentin e tij, Mino Raiola për të gjetur një akord për rinovimin. Një nga skuadrat që interesohet për shërbimet e sulmuesit është Ajax, që mund të kërkojë që 19-vjecari të përfshihet në marrëveshjen që do të çonte në Torino, mbrojtësin Matthijs de Ligt.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency