Kategoria Superiore

Kukësi me deklaratë zyrtare, kërkon dënimin e Asanit dhe tifozëve të kuq!

Klubi i Kukësi ka dalë me një deklaratë zyrtare në të cilën i kërkon komisionit të Disiplinës të dënojë tifozët e Partizanit dhe autorin e golit të të kuqëve në barazimin 1-1, Jasir Asanin pasi sipas klubit verilindor tifozët e Partizanit dhe Asani kanë ofenduar presidentin e kukësianëve Safet Gjici.

Deklarata e Kukësit:

Futboll Klub Kukësi dënon ashpër gjestet anti-sportive të manifestuara gjatë ndeshjes së djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”.Tifozëria e Partizanit, ashtu sikurse kishte paralajmëruar në media dhe rrjetet sociale, u soll në mënyrë të pakulturuar e anti-sportive gjatë ndeshjes FK Kukësi – FK Partizani.I gjithë publiku shqiptar, në këtë ndeshje e cila ishte një nga më të rëndësishmet e Superligës, pa me sy dhe dëgjoi me veshë ulurimat dhe sharjet në grup të tifozërisë së Partizanit në drejtim të presidentit të FK Kukësit, zotit Safet Gjici.Klubi i FK Kukësit, duke qenë ekip pritës në këtë përballje për Javën e 26-të të Kategorisë Superiore, pagoi 5 milionë lekë (të vjetra) për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin “Loro Boriçi” dhe, sikurse i takon çdo skuadre e cila organizon ndeshjen, vendosi çmimet e biletave të njëjta për të dyja tifozëritë.

Tifozët e Partizanit u lëshuan në kore duke ofenduar Presidentin e Kukësit si dhe  duke hedhur monedha të modifikuara me foton e numrit një të klubit tone, duke cënuar kështu dhe imazhin e zotit Gjici.Lojtari i cili shënoi golin e barazimit për skuadrën e Partizanit u soll në mënyrë të pakulturuar, duke hequr bluzën dhe duke i’u drejtuar në mënyrë fyese me gisht Presidentit të Klubit organizator.Ndaj tifozëve, stafit dhe lojtarëve të Partizanit nuk pati asnjë fyerje nga ana e Klubit tonë apo tifozëve kuksianë, duke qenë konform rregullave dhe FAIR-PLAY –t.

Ndaj kërkojmë që ‘Komisioni i Disiplinës’ pranë FSHF-së të marrë masa për dënimin këtyre veprimeve të shëmtuara në stadiumet tona.I bëjmë thirrje dhe opinionit publik që të distancohet e të ndëshkojë rastet e lartëpërmendura.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency