Rashford drejt rinovimit, United i ofron pagë “stratosferike”
Manchester United ka zhvilluar bisedime pozitive me përfaqësuesit e Marcus Rashford, duke ngritur shpresat se sulmuesi i Anglisë do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me “Djajtë e kuq”, me vlerën e 150,000 paundëve në javë.
Kontrata aktuale e Marcus Rashford përfundon verën e ardhshme, edhe pse United ka një mundësi për ta zgjatur atë me 12 muaj të tjerë. 21-vjeçari ka treguar formën më të mirë të karrierës së tij nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke shënuar tetë gola në 18 ndeshje.



