Kategoria Superiore

Ngoo sherr me presidentin e Laçit, Pashk Laska (pamjet)

Në përfundim trë takimit Tirana-Laçi ka ndodhur një incident me protagonistë sulmuesin e Tiranës, Michael Ngoo dhe presidentin e Laçit, Pashk Laska.

Kamerat e sigurisë së stadiumit “Selman Stërmasi” tregojnë momentin se si ka nisur sherri mes tyre, ku u përfshinë edhe pjesëtarë të tjerë të të dyja skuadrave (më së shumti ndërhynë për të shuar sherrin).

Duket se fillimisht N’Goo konfrontohet verbalisht me presidentin e klubit kurbinas, Pashk Laska, e më pas afrohet për ta goditur.

Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe të tjerët dhe më pas situata është përshkallëzuar.

Gjithsesi, vetëm pak disa momentesh tensioni, palët janë ndarë duke u drejtuar në dhomat përkatëse.

Si nisi sherri mes Ngoo dhe stafit të Laçit

Kamerat e sigurisë së stadiumit “Selman Stërmasi” tregojnë momentin se si ka nisur sherri mes sulmuesit të Tiranës Michael N’Goo dhe lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të Laçit.

Geplaatst door Top Channel Sport op Zaterdag 30 maart 2019

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency