Basketboll

Telashe serioze për lojtarin e Dallas Mavericks, nën akuzë për përdhunim

Kristaps Porzingis, basketbollist i Dallas Mavericks, akuzohet për përdhunim. Ngjarja, e cila raportohet nga New York Post, presupozohet se ka ndodhur në fillim të vitit 2018 në qytetin e New Yorkut.

Viktimë mësohet se ka qenë një fqinje e basketbollistit letonez, e cila nuk e ka denoncuar menjëherë dhunën seksuale, pasi fillimisht ka negociuar për të marrë si dëmshpërblim për heshtjen e saj një shumë prej 68 mijë dollarësh.

Avokati i Porzingis ka shpjeguar se klienti i tij “është në dijeni të akuzave dhe i hedh poshtë me forcë”.

Porzingis, 23 vjeç, nuk zbret mbi parket që nga shkurti i vitit 2018 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Nga rindërtimi ngjarjeve mësohet se dhuna seksuale ka ndodhur pikërisht disa orë pas dëmtimit serioz, që e mban basketbollistin jashtë skuadrës prej një sezoni e gjysmë.

Sipas akuzës, lojtari është kthyer në shtëpi, ku ka ftuar fqinjën e tij për të pirë diçka. Më pas, ai ka përdorur forcën për ta detyruar vajzën e re që të kishin marrëdhënie seksuale.

E dëmtuara, edhe ajo 23 vjeçe, i është drejtuar policisë një vit më vonë, duke e pranuar se nuk e kishte denoncuar më parë pasi pretendonte para në këmbim.

Për momentin, policia e New Yorkut nuk ka dhënë detaje rreth hetimeve,  ndërsa skuadra e Dallasit ka publikuar një komunikatë nëpërmjet së cilës pohon se nuk mund ta komentojnë ngjarjen me urdhër të autoriteteve federale.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency