Po spikat te Fiorentina, Veretout pëlqehet nga Napoli
Mesfushori i avancuar, Jordan Veretout, është një nga lojtarët që po bënë mirë këtë sezon në Seria A me fanellën e Fiorentinës. Për këtë arsye, ende pa u mbyllur sezoni, skuadrat e interesuara për të marrë shërbimet e francezit janë të shumta.
Një nga klubet, që duket se e pëlqen së tepërmi 26-vjeçarin, është Napoli, që drejtohet nga Carlo Ancelotti, por përveç zërave të merkatos, duket se asgjë konkrete nuk ka në lidhje me një tratativë të mundshme.
Menaxheri i lojtarit, Mario Giuffredi, ka pohuar se nuk ka tratativa të hapura me Napolin apo me ekipe të tjera në lidhje me një transferim të Veretout. Megjithatë ai nuk mohoi faktin se francezi është një lojtar që po ndiqet nga disa klube, brenda dhe jashtë Italisë.



