Lajme

Tjetër medalje e artë për Kosovën, e siguron Loriana Kuka

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në Gjeorgji, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky turne. Kuka e mposhti kundërshtaren kubaneze Kaliema Antomarchi me ippon në finalen e kategorisë deri 78 kilogramë.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga Tbilisi Grand Prix, pasi Nora Gjakova e fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë të premten.
21-vjeçarja rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa e mundi xhudisten iraniane Rani Rani në rundin e dytë.
Në çerekfinale, Kuka e mposhti Ilona Lucassen nga Holanda, duke e siguruar gjysmëfinalen ndaj francezes Estelle Postive të dielën në mëngjes.
Xhudistja kosovare e mundi edhe francezen Postive në gjysmëfinale të turneut dhe më pas edhe Antomarchin e Kubës, duke u stolisur me medalje të artë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency