Serie A

Nervozohet Palotta: Mbaruan alibitë, tregoni se keni…

Humbja ndaj Napolit ka qenë vërtetë e rëndë për Romën, që është përfshirë në një krizë rezultatesh dhe tashmë rrezikon seriozisht të dështojë në objektivin për një vend në zonën Champions.

Rezultati dhe për më tepër mënyra se si skuadra u paraqit në fushë, kanë shqetësuar edhe presidentin e verdhekuqve, James Palotta, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Numri një i kryeqytetasve ka theksuar se koha e justifikimeve ka mbaruar për të gjithë dhe se lojtarët duhet të tregojnë se janë të aftë të dalin nga kjo situatë mjaft e keqe.

“Të gjithë e dinë se çfarë ka shkuar keq këtë sezon dhe ndaj bëmë disa ndryshime. Por koha e justifikimeve ka marrë fund. Paraqitja nda Spalit ishte e papranueshme, ndërsa kjo e sotmja edhe më keq. Lojtarët duhet të zgjohen dhe të tregojnë se kanë b*le. Nuk ka më alibi për askënd”, ka thënë Palotta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency