Serie A

Juventusi me 9 mungesa ndaj Cagliarit, Milani i dënuar të fitojë me Udinesen

Në Serinë A, ku është rasti për të ndjekur kampionët në fuqi të Juventusit, që vrapojnë pa rivalë drejt titullit të radhës kampion. Në orën 21:00, bardhezinjtë e Allegri-t do të vizitojnë në Sardenjë ekipin e Cagliari-t. “Zonja e Vjetër” ka ulur ndjeshëm ritmin dhe trajneri toskan pritet të aplikojë në masë rotacionin, por gjithçka është e kuptueshme, pasi në horizont po shfaqet dueli në Champions me Ajaxin.

Bardhezinjtë, në fakt, janë në emergjencë totale për fazën e afancuar për këtë trasfertë, aq sa Allegri ka qenë i detyruar të grumbullojë 4 lojtarë nga ekipi i të rinjve. Futbollistët e padisponueshëm për këtë përballje janë: Cristiano Ronaldo, Khedira, Cuadrado, Barzagli, Douglas Costa, Dybala, Spinazzola, Perin, Mandzukic.

Gjithsesi, rezultati i kësaj ndeshjeje nuk ndikon aspak në objektivin final në kampionat, pasi diferenca prej 15 pikësh me Napolin, ku kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur e lejon skuadrën e Allegrit të humbasë plot 5 ndeshje, e sërish të shpallet kampione e Italisë.

Po në kampionatin italian, në orën 19:00, do të zhvillohet takimi tjetër Milan – Udinese. Në stadiumin “Giuseppe Meazza” skuadra e Gatuzos paraqitet pas dy humbjeve rresht, kështu që 3 pikët këtë herë janë detyrim për “kuqezinjtë”, gjithsesi nevojë për pikë ka edhe ekipi friulan që për momentin pozicionohet vetëm 3 pikë larg “zonës së ftohtë”.

Milani ka grumbulluar 51 pikë, 2 më pak se Interi i vendit të tretë, por duhet të ketë shumë kujdes në javët e mbetura pasi janë plot 3 skuadra, Lazio (48 pikë), Atalanta (48 pikë) dhe Roma (47 pikë), që i rrezikojnë zonën Champions.

Një tjetër sfidë interesante që do të transmetohet nga SuperSport është finalja e Kupës së Francës, Lyon – Rennes.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency