Edhe Reali në garë për talentin turk të Romës
Real Madridi është futur në garë për talentin e Romës, Cengiz Under. Kështu shkruajnë mediat turke, sipas të cilave në verë pritet që spanjollët të bëjnë një ofertë për 21-vjeçarin, i cili vlerësohet rreth 40-50 milionë euro nga verdhekuqtë.
Turku ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit të shkëlqyer ndërkohë që një dëmtim e ka mbajtur larg fushës në ndeshjet e fundit.
Cengiz Under u transferua në Itali në verën e vitit 2017 ndërkohë që kontrata e tij përfundon në vitin 2022. Për talentin 21-vjecar më herët kanë shprehur interes edhe anglezët e Arsenalit.



