Bundesliga

Mourinho: Unë te Bayerni, përse jo, dua të fitoj…

Jose Mourinho është ende në kërkim të një klubi prestigjoz për të vazhduar karrierën e tij si trajner. Që pas largimit nga stoli i Manchester United Special One është i papunë, megjithatë Mourinho është i bindur se në fillimin e sezonit të ri do të nisë një projekt ambicioz në krye të një skaudre të madhe. Ofertat në drejtim të luzitanit nuk mungojnë dhe 3 klubet më të interesuara për të janë Paris Saint Germain, Inter dhë sëfundmi Bayern Munich. I pyetur nëse do të pranonte të drejtonte kampionët e Gjermanisë, Mourinho dha një përgjigje në stilin e tij: “ Nuk kam punuar kurrë në Gjermani, përse jo? Dua të provoj të fitoj një tjetër UEFA Champions League me një klub të tretë pas Portos dhe Interit dhe të fitoj një kampionat në një shtet të 5-të, pas atyre në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, nënvizoi në përfundim të fjalës së tij, trajneri portugez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency