Cies zbulon lojtarët më të shtrenjtë të çdo skuadre, te Juve nuk është Ronaldo
Observatori i futbollit, Cies ka publikuar një sërë statistikash në lidhje me vlerën e futbollistëve që aktivizohen në kampionatin italian.
Kështu sot është publikuar një listë me lojtarin më të shtrenjtë të çdonjërës prej 20 skuadrave dhe vlerën e tij në përqindje, në raport me totalin e ekipit.
Lojtari më i shtrenjtë luan te Juventusi, por nuk është Cristiano Ronaldo. Për të mësuar cili është lojtari më i kushtueshëm i çdo skuadre, hidhini një sy galerisë së mëposhtme.
- Frosinone: Youssif Chibsah – 4 milionë euro, 7% e vlerës së skuadrës
- Chievo: Mariusz Stepinski – 7 milionë euro, 13 % e vlerës së skuadrës
- Parma: Alessandro Bastoni – 11 milionë euro, 16% e vlerës së skuadrës
- Spal: Manuel Lazzari – 15 milionë euro, 16% e vlerës së skuadrës
- Cagliari: Nicolo Barella – 23 milionë euro, 19% e vlerës së skuadrës
- Genoa: Christian Kouame – 23 milionë euro, 15% e vlerës së skuadrës
- Sampdoria: Emil Audero – 24 milionë euro, 11% e vlerës së skuadrës
- Udinese: Rolando Mandragora – 25 milionë euro, 14% e vlerës së skuadrës
- Sassuolo: Domenico Berardi – 27 milionë euro, 13% e vlerës së skuadrës
- Roma: Bryan Cristante – 55 milionë euro, 11% e vlerës së skuadrës
- Lazio: Ciro Immobile – 55 milionë euro, 18% e vlerës së skuadrës
- Milan: Krzysztof Piatek – 68 milionë euro, 11% e vlerës së skuadrës
- Napoli: Lorenzo Insigne – 96 milionë euro, 15% e vlerës së skuadrës























