Kampionati Europian, Shqipëria me pretendime drejt Gjeorgjisë
Kombëtarja Shqiptare e peshëngritjes është nisur drejt Gjeorgjisë, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Europian. Kampioni i Europës në fuqi, Briken Calja (73 kg), Erkand Qerimaj (81 kg), Krenar Shoraj (89 kg), Daniel Godelli (81 kg) dhe Endri Karina (102 kg) janë pjesëtarët e ekipit kuqezi në këtë vend, ku objektivat janë medaljet.
Kampionati ka nisur të shtunën dhe do të ulë siparin më 13 prill. Shqipëria në këtë Europian nuk do të ketë përfaqësuese në kategorinë e femrave, ndërsa pritshmëritë më të mëdha janë te rezultatet e Briken Caljes, që kërkon të përsëritë suksesin e një viti më parë, teksa mori tri medalje të arta në Rumani.
Sigurisht që në zona e medaljeve është objektiv edhe i peshëngritësve të tjerë, që I kanë vijuar me intensitet përgatitjet për këtë event.



