Monchi kërkon trajner për Sevillan, i pari në listë veterani portugez
Rikthimi i Monchit te Sevilla do të sjellë ndryshime të mëdha edhe në stafin teknik të klubit spanjoll.
Pavarësisht afrimit të Caparros në vend të të shkarkuarit Bachin, trajneri i ardhshëm do të jetë dikush tjetër dhe Monchi ka si favorit në listen e tij Jorge Jesus. 64-vjeçari ka një “curriculum” të pasur me klubet elitare të Portugalisë dhe aktualisht drejton Al Hilal në ligën e Arabisë Saudite.
Gjithsesi nuk do të jetë e thjeshtë as për Sevillan ta afrojë, pasi për Jorge Jesus janë interesuar edhe Newcastle e Braga.



