Serie A

Eusebio Di Frencesco zëvendëson Piolin te Fiorentina

Stefano Pioli dhe Fiorentina do të ndahen në fund të sezonit aktual. Eshtë ky fati i trajnerit Italian, që në krye të stolit vjollcë nuk ka arritur objektivin për t’u kualifikuar në Europë, ndërsa vendin e tij do ta zërë një emër tjetër i njohur, Eusebio Di Francesco.

Ky i fundit vjen pas shkarkimit nga Roma, por drejtuesit e Fiorentinës janë të bindur se 49-vjeçari është trajneri i duhur për ngritjen e ekipit dhe menaxhimin më të mirë të talenteve që ka skuadra. Palët kanë arritur akordin për 2 sezone me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency