Peshëngritje

Briken Calja, mesazh para garës: Ta bëjmë Europën të dridhet sërish!

Briken Calja entuziast para se të ngjitet në pedanë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në qytetin Batum të Gjeorgjisë. Kampioni trefishtë i Europës do të jetë i pari nga kuqezinjtë e shtagnës që do të te tentojë medalje në kategorinë deri 73 kg.

Nëpërmjet një postimi në Facebook shangisti nga Elbasani kërkon mbështetjen nga të gjithë për të arritur objektivin madhor.

Ju ftoj të gjithëve të më mbështesni nesër (9 prill), në orën 18:30, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjeorgji. Mbështetja juaj më jep forcë dhe shtysë për ta çuar shtangën lart. Jam krenar që hyj në këtë garë me petkun e kampionit të trefishtë të Eeropës dhe do të jap gjithçka nga vetja që të zhvilloj një garë dinjitoze dhe të bëj krenar ato zemra shqiptarësh të cilët e duan sportin dhe vendin e tyre. Një garë e fortë më pret dhe shpresoj në një rezultat të mirë nga i cili do të të ishim të gjithë krenarë. Nesër nuk do të jem unë në atë pedanë, por do jenë miliona zemra shqiptarësh të gatshëm për të bërë Europën të dridhet sërish. Me besimin dhe mbështetjen tuaj do të hyj me kokën lart për një garë sa më dinjitoze”.

Përveç Caljes, për Shqipërinë garojnë edhe Erkand Qerimaj e Daniel Godelli në peshën 81 kg, Krenar Shoraj në peshën 89 kg si dhe Endri Karina në peshën 105 kg.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency