Serie A

Goditi me shkelm Romagnolin, Gjykata Sportive “nuk sheh” veprimin e sulmuesit të Juves

Gjykata Sportive në Itali është mbledhur sot për të analizuar shkeljet sportive gjatë fundjavës në kampionatin italian. Me vëmendje pritej analizimi i pamjeve filmike për rastin e Mario Mandzukiç, që qëlloi me shkelm Romagnolin në minutat e fundit të sfidës, por nuk u ndëshkua nga arbitri.

Megjithatë Gjykata Sportive nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore për rastin në fjalë, pasi “nuk ka parë” goditjen e kroatit, ndërsa në arsyetim është shprehur se: Gjesti nuk përmban karakteristika të sjelljes së dhunshme.

Sfida mes Juventusit dhe Milanit, e luajtur të shtunën pasdite, përfundoi me fitoren 2-1 të bardhezinjve, por pati polemika për një penallti të paakorduar në favor të kuqezinjve, pas prekjes me dorë në zonë, nga ana e Alex Sandros.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency