Kategoria Superiore

Partizani-Skënderbeu dhe jo vetëm, përballje të drejtëpërdrejta në javën e 28-të!

Partizani-Skënderbeu një sfidë që nuk duhet humbur për asnjë arsye. Luhet në “Selman Stërmasi” në kryeqytet supersfida e javës së 28-të të Kategorisë Superiore që vjen këtë të mërkurë me 4 ndeshjet e rradhës, njëra më interesante se tjetra. Tirana është skuadra e parë që ka marrë tre pikët e para në fazën e 4-t pasi në kalendar kishte ndeshjen ndaj Kamzës së përjashtuar ndërkohë që ky raund do të nisë me dy sfidat e orës 15:30.

Laçi-Kukësi është një duel i drejtpërdrejtë për Europën me kurbinasit e Starovës që janë dukshëm më në formë se Kukësi. Debuton për herë  të dytë me verilindorët Ernest Gjoka, trajneri që shpalli Kukësin kampion për herë të parë në histori. Këtë herë misioni i Gjokës për të mbrojtur titullin nuk do të jetë aspak i lehtë ndërkohë që duhet theksuar se në këto momente Kukësi më shumë sesa për të rivalizuar Partizanin duhet të mendojë për skuadrat që nga pas pasi rrezikon të humbasë vendin e dytë.

Po në orën 15:30 në Fushë-Krujë luhet një finale e vërtetë për mbijetesën me Kastriotin që pret në Redi Maloku, Luftëtarin. Ky do të jetë edhe një duel mes dy trajnerëve që kanë bërë një punë të shkëlqyer në fazën e tretë Bledar Devollit dhe Julian Ahmatajt. Kastrioti i ka më jetike se  Luftëtari tre pikët, por bluzinjtë me një fitore sot do të vulosnin çështjen mbijetesë.

Në orën 18:30 vëmendja do të jetë pa diskutim në kryeqytet aty ku Partizani do të tentojë me të gjitha mënyrat të mposhtë Skënderbeun për të hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion. Korçarët që vinë në këtë sfidë me shumë mungesa do të kërkojnë gjithashtu fitoren pasi barazimi nuk do t’u bënte shumë punë. Po në orën 18:30 në Vlorë Flamurtari pret Teutën në një sfidë të drejtpërdrejtë për Europën, ku nuk pritet të mungojnë emocionet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency