Bundesliga

Ndryshime nga stoli në sulm, Bayerni përgatitet revolucionin

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness, gjatë muajit mars deklaroi se bavarezët në përfundim të kampionatit kanë programuar një sërë investimesh në radhët e ekipit, madje më e madhja që ata kanë realizuar ndonjëherë.

Në fakt, ende pa ardhur fundi i sezonit, kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë transferuar Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez. Pavard për shumën e 35 milionë eurove, ndërsa Hernandez bëri që Ateltico Madridi të përfitonte plot 80 milionë euro.

Ndërkohë, në listën e shpenzimeve bavarezët kanë paraqitur një tjetër ofertë për sulmuesin Luka Jovic, plot  56 milionë euro, për Hakim Ziech 35 milionë euro dhe për Matthijs de Light ende nuk ka asgjë konkrete por, shumë shpejt pritet të vijë dhe propozimi.

Krahas ndryshimeve në radhët e lojtarëve, pritet që Bayerni të zëvendësoje edhe trajnerin aktual, Niko Kovach, pavarësisht se ka kontratë me klubin deri në vitin 2021. Drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic, ka si objektiv primare Marucio Pochetinon. Kontrata e këtij të fundit me Tottenhamin skadon në vitin 2023.

Pavarësisht se në karrierën e tij argjentinasi nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe, drejtuesit e Bayernit besojnë plotësisht tek aftësitë e tij.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency