Ribaj: Jap maksimumin në fushë, licencimi i takon presidencës
Andi Ribaj u shpall lojtari më i mirë i sfidës mes Flamurtarit dhe Teutës, pasi shënoi edhe golin e parë të sfidës. Pas ndeshjes për “Supersport”, ai deklaroi edhe se presidenti i kishte premtuar se do licencoheshin për në Europë.
Shënuat një gol tipik prej sulmuesi dhe të rëndësishëm për skuadrën…
Ishte goli që i hapi rrugën e fitores, ekipit. Ishte gol me vlera, falënderoj Mustën për atë asist.
Ku ndiheni më mirë në fushë?
Unë luaj ku të ketë nevojë ekipi. Në përgjithësi kam luajtur sulmues kryesor, por do shërbej edhe në krah, sa më mirë.
Keni gjetur ritmin dhe jeni në Europë. Do keni mundësi të licencoheni?
Për pjesën e licencimit e di presidenca, më pas në fushë flasim ne. Presidenti na ka thënë që i kemi gjërat në rregull. Kemi folur dhe kështu na ka shpjeguar.



