Futboll

Van der Vaart i rikthehet futbollit, firmos në Spanjë!

Disa muaj më parë mbylli aventurën e tij me skuadrën e Esbjerg në Danimarkë dhe vendosi t’i jepte fund futbollit në moshën 35-vjeçare, por pas disa muajsh tashmë që është 36-vjeç Rafael van der Vaart, ish mesfushori i Realit të Madridit, Tottenhamit, Hamburgut dhe Ajaxit ka ndryshuar mendje.

Holandezi është kthyer për të luajtur sërish në Spanjë, në këtë rast me “Chiclana Industrial”, skuadër e divizionit të parë andaluzian. Lojtari, gjyshërit e të cilit jetojnë në Chiclana, i viziton shpesh ata dhe është shumë popullor atje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency