Premier League

Manchester United me fat, fiton me West Hamin me 2 penallti

Manchester United u falet penalltive për të mposhtur 2-1 West Hamin në “Old Trafford”, sukses që i mban “Djajtë e Kuq” ethshëm në garë për një vend në katërshen e parë.

Skuadra e e drejtuar nga Ole Gunnar Solksjaer kishte nevojë për një reagim pas humbjes me Wolves, por u ndihmua edhe nga fati, pasi fitorja erdhi me dy 11-metërsha të fituar, të shndërruar në gola nga Paul Pogba.

I pari u akordua në në mënyrë të dyshimtë (ndërhyrja ishte mbi vijë) në minutën e 19-të, por West Hami arriti të barazonte me Anderson në fillim të pjesës së dytë. 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Martial fitoi një tjetër penallti pas një kundërsulmi të shpejtë dhe sërish Pogba nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në Pemier League është një rivalitet i ashpër për vendin e tretë dhe të katërt, me katër skuadra, nga Tottenhami deri tek Arsenali që ndahen me vetëm 4 pikë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency