Kategoria Superiore

Devolli: Jemi ende gjallë, do të luftojmë deri në fund

Bledar Devolli mban ende gjallë shpresat për qëndrimin në Superiore, pavarësisht humbjes së thellë të Kastriotin në Korçë.

Humbja më e thellë: Rezultati është gënjeshtër. Deri në minutën e 75-të besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi marrë një gol nga një episod. Deri kur u bë goli i dytë kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi pasur mundësi të barazonim. Ky është futbolli, ka dhe ditë jo. Komplimente kundërshtarit. Asgjë s’ka mbaruar, do vazhdojmë luftën. Unë e di nga kemi ardhur dhe ku jemi. Janë shumë pikë në lojë. Humbëm një betejë sot, por lufta vazhdon.

Mungon grinta e Fushë Krujës? Edhe sot treguam që jemi gjallë. Deri te 2-0 ishim gjallë, ishim në lojë. E kemi vënë në presion kundërshtarin. Asnjë gjuajtje në portë. Nuk jam fare i shqetësuar për skuadrën. Jemi gjallë. Ne ndëshkohemi nga episodet. Kjo më vjen keq. Marrim gola jo për meritë të kundërshtarit. Do vazhdojmë luftën deri në fund.

Problemet në fund: Është e vërtetë. U zgjatëm pak. Te golat nuk duhet të bënim pozicionin jashtë loje. Janë gjëra që ndodhin në moment. Kemi bërë 3 ndeshje në një javë. Nuk kemi kontingjentin e duhur. Mungonin Bojom dhe Vatnikaj. Do vazhdojmë punën, do vazhdojmë luftën deri në fund. Unë jam prapë optimist.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency