Futboll

Dëmtimi horror, përplaset me shokun, portieri thyen këmbën (pamjet)

Dëmtim horror në ndeshjen çerekfinale të Champions League-s së Afrikës mes skuadrës marokene Wydad dhe asaj nga Guinea Horoya. Ishte minuta e 85-të e takimin dhe vendasit, ndonëse kryesonin 4-0, realizuan të pestin me kundërsulm. Por pikërisht në këtë moment, portieri i miqve, Khadim Ndiaye, përplaset dhunshëm me mbrojtësin e skuadrës së tij, Boubacar Samassekou, duke pësuar frakturë të dyfishtë në këmbë.

Fillimisht, futbollistët e tjerë në fushë nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, por kur panë se Khadim Ndiaye nuk ngrihet dot në këmbë, vendosën duart në kokë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency