Play Off/ “Zgjohen” Raptors e Nuggets, Blazers fitojnë të dytën me Thunder
Toronto Raptors bënë autokritikë pas disfatën me Orlando Magic në përplasjen e parë të serisë së play off-it, duke dominuar në të dytën me rezultatin e thellë 111-82. Merita shkon veçanërisht për Kawhi Leonard, autor i 37 pikëve, pa harruar dhe mbështetjen që mori nga Kyle Lowry që e mbylli takimin me 22 pikë, apo 19 pikët dhe 19 rikuperimet e Pascal Siakam. Ndeshja e tretë zhvendoset të shtunën në parketin e Orlandos.
Edhe Denver Nuggets rikthehen tek suksesi, duke barazuar 1-1 serinë e përballjeve me San Antonio Spurs. 114-105 triumfoi skuadra nga Colorado, që edhe pse u ndodh në disavantazh prek 19 pikësh pak para se të mbyllej perioda e tretë, ia doli të përmbyste gjithçka dhe të të fitonte në fund me 9 pikë diferencë, falë një rezultati të pjesshëm në periodën e tretë 39-23. Më i mirë për Nets rezultoi Jamal Murray, që edhe pse e nisi keq me 8 tentativa të gabuara, 21 nga 24 pikët e tij i relizoi në periodën e fundit. Gary Harris shtoi edhe 23 pikë për të zotët e shtëpisë, ndërsa Nikola Jokic iu afrua “triple-double” me 21 pikë, 8 asiste dhe 13 “rebound”.
E vetmja skuadër deri tani që ka mundur të çojë në 2-0 serinë e përballjeve në play off është Portlandi, që iu imponua 114-94 Oklahomas. Vendimtare epërsia në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm 37-21 për Trail Blazers, që u udhëhoqën nga C.J. McCollum dhe Damian Lillard, respektivisht me 33 dhe 29 pikë, ndërsa Maurice Harkless shtoi 14 pikë e 9 “rebound” për vendasit. Në radhët e Rockets u mundua të bënte rezistencë Paul George me 27 pikë në total, por që ishin pak për të shmangur humbjen. Takimi i tretë i serisë do të zhvillohet në orët e para të së premtes në Oklahoma. Interesant fakti që gjatë sezonit të rregullt Thunder i kishin fituar të katër përballjet me Blazers.
Rezultatet:
Toronto Raptors-Orlando Magic 111-82 (1-1)
Denver Nuggets-San Antonio Spurs 114-105 (1-1)
Portland Trail Blazers-Oklahoma City Thunder 114-94 (2-0)



