Serie A

Allegri: Komplimente Ajaxit, qëllimi im është të qëndroj

Cristiano Ronaldo nuk mjafton. Juventusi u eliminua në çerekfinale të Champions nga një skuadër entuziaste si Ajaxi i Amsterdamit, që zhvilloi një futboll spektakolar, duke marrë komplimentet e vetë juventinëve për atë shfaqje të mrekullueshme në “Allianz Stadium”. Pyetja që shtrohet me të drejtë në këtë moment është: A i duhet besuar skuadra Massimiliano Allegrit edhe për sezonin e ardhshëm? Vetë trajneri toskan dëshiron ta vijojë projektin.
“Kam folur me presidentin, ditët e ardhshme do të takohem me të. E kam thënë edhe më parë, qëllimi im është të vazhdoj këtu.”
Allegri nuk ngurron të komplimentojë “harkëtarët”, por ka argumentet e tij për kët dështim të bardhezinjve.
“Ata ishin të zotë një kundër një, na mbyllën dhe nuk na lejuan të godisnim portën. Sigurisht që në këtë pikë të sezonit është normale të kesh mungesa, por ne ishim të pafat me lojtarë të tillë si Douglas Costa, Mandzukic, Cuadrado, Khedira e Chiellini. Nuk mund t’u them gjë djemve, skuadra bëri mirë. Juventusi nuk mund t’ia lejojë vetës gabime të tilla. Nga tre gola që kemi pësuar në total ndaj Ajaxit, 2 e gjysmë i kemi dhuruar vetë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency