Premier League

E bujshme, Sarri pret me kënaqësi shkarkimin nga Chelsea!

Nëse një marrdhënie nuk funksion më mirë ti japësh fund. Ky është mesazhi që i japin një pjesë e mirë e personave që i qëndrojnë pranë Mauricio Sarrit. Së fundmi ashtu dhe siç raportojnë mediat britanike, trajner italian do ta pranonte me shumë kënaqësi shkarkimin nga stoli i Bluve të Londrës. Në radhët e skuadrës nuk mbizotëron një fryme pozitive, raporti ka pësuar një lloj krisje që pavarësisht se nuk vërehet në publik në Angli mediet sportive janë të bindura për këtë fakt.

Raporti ka pësuar krijse jo vetëm me disa prej lojtarve por edhe me drejtuesit e klubit londinez. Sarri ka vërejtur se për problematika të ndryshme stafi drejtues nuk i ka ardhur atij në ndihmë, një arsye më tepër që ish trajneri i Napolit po ezauron dilemat nëse do të ishte mirë t’i jepte fund aventurës në Premier League apo jo?

Chelsea ka ende si synim vendin e 4-t në kampionat dhe vështirësitë për ta arritur këtë objektiv janë të mëdha. Organika që ka në dispozicion nuk i mjafton Sarrit, një tjetër faktor që lidhet me merkaton pjesë për të cilën Sarri ka pakënaqësi. Në Stamford Bridge situata nuk është aspak e mirë dhe këmbanat për një divorc të mundshëm në fund të sezonit po bien. Nëse shkarkohet nga Chelsea atëherë Sarri me shumë gjasa do të ulet në stolin e Romës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency