Salah sherr me Klopp, kërkon largimin nga Liverpool
Në prag të ndeshjes së kthimit mes Portos dhe Liverpoolit, një lajm i bujshëm ka ardhur nga mediat angleze, sipas të cilave sulmuesi egjiptian Muhamed Salah ka kërkuar shitjen në merkaton e verës.
Sipas raportimeve mediatike, egjiptiani ka pasur një përplasje të fortë me trajnerin Jurgen Klopp, që nuk është vënë re në fushën e lojës, por që ka trazuar ambientin në zyrat e klubit, në “Anfield Road”.
Pikërisht për shkak të raporteve jo të mira me trajnerin, Salah ka kërkuar shitjen në verë, duke menduar edhe opsionin “transfer request”, një kërkesë për shitje, që lojtarët u dërgojnë zyrtarisht klubeve të tyre.
Megjithatë drejtuesit e klubit i kanë premtuar Salah se do të bëjnë më të mirën në verë, përfshi edhe shitjen nëse do jetë e nevojshme, por në këmbim kanë kërkuar që situata të mos shpërthejë në këto momente.



