Bëri për “ujë të ftohtë” Shqipërinë e Panuccit, por Skocia shkarkon McLeish!
Mandati i dytë i Alex McLeish në krye të Skocisë është mbyllur me një fund të hidhur. Trajneri që renditi Skocinë në vend të parë të grupit të saj në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe që mposhti dy herë Shqipërinë me skocezët që realizuan 6 gola dhe nuk pësuan asnjë nga kuqezinjtë, është shkarkuar nga stoli i përfaqësueses britanike si rrjedhojë e humbjes turpëruese me shifrat 3-0 që Skocia pësoi në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2020 ndaj Kazakistanit. McLeish gjithsesi nuk ka përmbushur pritshmëritë e presidentit të Federatës Skoceze të Futbollit Ian Maxëell dhe pas një viti e 2 muaj është larguar nga stoli i përfaqësueses, pozicion në të cilin ishte emëruar për herë të dytë në shkurt të vitit të kaluar.



