La Liga

Reali me sytë nga sezoni i ardhshëm, objektivi të rikthehet te trofetë!

Me fundin e sezonit Reali i Madridit nis të analizojë në rend hierarkie çështjet që përbëjnë problem në klub dhe në këtë kontekst duket se kanë arritur në konkluzionin se është me domosdoshërmi dhënia e kohës ndaj lojtarëve për rikuperim në vend të mbingarkesës së tyre. Disfata në Bernabeu ndaj Gironës në muajin shkurt mbylli çështjen e një rikthimi të madrilenëve në luftën për titull, çka u pasua edhe nga eleminimi në Champions dhe Kupa e Mbretit. Me këtë panoramë zhgënjyese të sezonit Los Blancos ta atribuojnë këtë edicion zhgënjyes mungesës së dëshirës dhe ambicies për të arritur maskimumin.

Gjithsesi, më një trajner si Zinedine Zidane që është i etur për të gjetur zgjidhje dhe përgjigje tashmë objetkivi i klubit merengeus është zhvillimi i një sezoni shumë herë më kualitativ në kampionat dhe jo vetëm, pa harruar se forma jo e mirë e lojtarëve themelorë të klubit si Isco, Marcelo dhe Gareth Bale ka ndikuar shumë në ecurinë e deritanishme. Por me historikun që dikton ky klub drejtuesit spanjollë janë besimplotë se mund ta kthejnë situatën nga disavantazhi në avantazh duke u ngjitur sërish në majën e olimpit ku kanë qëndruar gjatë. Për të arritur aty gjithsesi, Los Blancos do të duhet të përsërisin sukseset historikë dhe me rikthimin e Zidane në stolin e tyre duket se epoka e re pozitive ka marrë jetë. Edhe pse performanca e shumë prej lojtarëve të klubit nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve pritet që sezonin që vijon Reali të rikthehet tek sukseset si në kampionat ashtu edhe ne Europë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency