Serie A

Paratici sqaron të ardhmen e Ronaldos dhe Allegrit

Menjëherë pas eliminimit të Juventusit nga Liga e kampionëve, mediat filluan aludimet për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga bardhezinjtë, para skadimit të kontratës.

Megjithatë për të mohuar këto zëra, ka menduar Drejtori Sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, i cili dha një intervistë për mediat, para takimit mes Juventusit dhe Fiorentinës në “Allianz Stadium”.

“Ronaldo është e ardhmja jonë. Është i qeshur, ashtu siç ne e duam. Sa i përket Allegrit, gjithçka e ka thënë presidenti Agnelli, ndaj nuk kam çfarë të shtoj. Për merkaton nuk mund të flas tani, pasi është ende herët”, tha Paratici para takimit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency