Plas te Sampdoria, Sabatini jep dorëheqjen pas debateve me Ferreron
Sampdoria humbi në mënyrë të papritur me rezultatin 3-20 në transfertën ndaj Bolognës, ndërsa pas takimit, skuadra gjenoveze u përfshi nga një debat dhe kaos mes drejtuesve.
Kështu presidenti Ferrero debatoi ashpër me Drejtorin Sportiv Walter Sabatini, ndërsa menjëherë më pas, ky i fundit dha dorëheqjen nga posti që mban në skuadrën gjenoveze.
Gjithçka vjen si një “rrufe në qiell të hapur” pasi marrëdhëniet e Ferreros me Sabatinin ishin mjaft të mira dhe ish drejtuesi i Interit e Romës kishte pranuar shpesh se do të rrinte te Sampdoria, për aq kohë sa aty do të rrinte edhe presidenti aktual.



