Premier League

Liverpooli sërish në krye, çfarë gafe e Arsenalit!

Liverpooli nuk ka ndërmend të lëshojë pe deri në frymën e fundit për të mposhtur konkurrencën e Manchester City-t në garën për titullin kampion në Premier League.

Skuadra e kryesuar nga Jurgen Klopp mori kryesimin me dy pikë më shumë se Citizens (88 me 86), pasi iu imponua me rezultatin 0-2 Cardiff City-t, falë golave të realizuar në pjesën e dytë nga holandezi Wijnaldum dhe James Milner (11-metërsh).

Një sfidë e dominuar nga “The Reds”, që nuk mundën t’i konkludonin me gola aksionet në pjesën e parë, por “muzika” ndryshoi në të dytën, ku miqtë mund të kishin shënuar një fitore me të thellë, nëse Henderson  apo Salah do të ishin treguar me të saktë në mundësitë që iu paraqitën.

Humbje e rëndë për Arsenalin 2-3 në “Emirates” ndaj Crystal Palace. “Shuplakë” që mund të kushtojë shumë jo për nga shifrat, por për faktin që Arsenali rrezikon të mbesë jashtë zonës Champions. Golat e Ozil dhe Aubameyang ishin të pamjaftueshëm për të shmangur humbjen, teksa për miqtë realizuan Benteke, Zaha dhe McArthur.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency