Premier League

Këputi tendinën e Akilit, Chelsea humb për shumë kohë talentin 18-vjeçar

Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme sezoni për Callum Hudson-Odoi. Sulmuesi 18-vjeçar i Chelsea-t ndaj Burnley-t (2-2) luajti ndeshjen e katërt radhazi si titullar, por një dëmtim tepër serioz, duke këputur tendinën e Akilit.

Talenti anglez la stadiumin me paterica dhe mësohet se do të operohet për të nisur më pas rehabilitimin për sezonin e ardhshëm.

Krahas ndeshjeve të Premier League dhe të Europa League, Odoi humbi edhe mundësinë për të luajtur me Anglinë në finalet e Nations League.

Për talentin angelz parashikohet një kohë e gjatë në infermieri dhe në skenarin më të mirë mund të kthehet në fushë në fund të këtij viti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency