Premier League

Mahrez kërkon ballafaqim me Guardiolën për zëvendësimet

Riyad Mahrez është i pakënaqur te Manchester City. Fantazisti, që i kushtoi arkës së klubit pothuajse 70 milionë euro verën e kaluar, dëshiron të luajë më shumë dhe mendon se nuk e meriton të jetë zëvendësues në minutat e fundit, ashtu siç ka ndodhur në 7-8 ndeshjet e fundit.

Mahrez pritet të ketë një ballafaqim me Guardiolën për të kuptuar nëse spanjolli e sheh si titullar. Nëse situata nuk ndryshon, atëherë ish-kampioni i Anglisë me Leicester City-n do të kërkojë për një aventurë të re.

Futbollisti algjerian në 26 ndeshje të Premier League ka mundur të shënojë 6 gola, ku në tre raste me finalizimet e tij u ka dhënë fitoren Citizens.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency