Shtohen telashet për Gattuson, mbrojtësi anësor mbyll sezonin
Krahas momentin negativ me rezultatet, Gattuso nuk po gjen qetësi as me organikën, pasi mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios ka humbur një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Davide Calabrian, i cili la fushën e lojës pas 40 minutash për shkak të një dëmtimi dhe u zëvendësua nga Andrea Conti.
Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve iu nënshtruar sot analizave ku u konfirmua një dëmtim në këmbën e majtë dhe tashmë do të qëndrojë përreth dy muaj jashtë fushave të blerta.
Në këtë mënyrë konfirmohet se sezoni për Calabrian ka përfunduar tashmë, ndërsa mbrojtësi ka humbur edhe Europianin U21, që do të zhvillohet në Itali dhe San Marino, nga data 16 deri më 30 qershor.



