Kategoria Superiore

Kalari: Dua sa më parë titullin, në derbi jemi mësuar të festojmë

Në krah të trajnerit Skënder Gega, në konferencën për shtyp të të kuqve u shfaq Reinaldo Kalari.

Si e shihni përballjen me ish-trajnerit tuaj, Starova?

Ka vështirësitë e veta çdo ndeshje. Është kënaqësi të takosh presor Starovën. Jemi të përqendruar, sinqerisht nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë. Duam të arrijmë objektivin”

E besonit se mund ta fitonit titullin?

Isha përgatitur për të dhënë maksimumin, gjatë kampionatit të parë dhe të tjerëve më parë. Jemi në rrugën e duhur, shpresojmë të dalim kampion në fund.

A e konsideron një mundësi të mirë për ta mbyllur me trofe…

E para, shpresojmë ta fitojmë, por nuk e kam menduar ta mbyll karrierën. Normalisht do të luaj aq sa kam luajtur deri tani. Në momentin që do ta shoh të arsyeshme, do ta mendoj, sepse nuk kam dëshirë të zvarritem. S’e dimë çfarë sjell e ardhmja.”

Ndikon ndeshja e fundit në Laç?

Fusha ndikon, plus kemi edhe tifozët tanë. Ajo pjesë që ka kaluar nuk na kanë interesuar, sepse ka ardhur ndeshja tjetër shumë shpejt. Gega na ka thënë që s’duhet të merremi me këtë pjesë fare, por vetëm me fushën.

Dëshironi të shpalleni kampion ndaj Tiranës?

Kënaqësia që të jep titulli kampion është shumë më e madhe sesa fitimi i një derbi. Kemi marrë shumë suksese në derbi gjithë këto vite, na është bërë normale. Shpresoj që të arrijmë titullin, derbi është në plan të dytë. Personalisht, mendoj dhe besoj që Tirana nuk do ta diskutojë rënien, gjithsesi nuk na intereson kjo pjesë. Kur të vijë derbi, do të mendojmë të bëjmë maksimumin për ta fituar, siç kemi bërë gjithë këto vite.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency