Kategoria Superiore

Europa për Laçin kalon nga Partizani

Fitorja ndaj Skënderbeut u festua si një finale, pasi riktheu laçin te pretendimet për Europën. Bardhezinjtë kanë përpara një tjetër finale, në “Selman Stërmasi” ndaj Partizanit, që kërkon të konfirmojë titullin kampion. Barazimi është një rezultat shumë i mirë, ndërsa fitorja do të ishte një mrekulli që do ta afronte akoma më shumë Europën.

Distanca prej 4 pikësh me Flamurtarin e vendit të tretë është më se e rikuperueshme, duke patur parasysh faktin që me vlonjatët do të luajnë një ndeshje direkte, edhe pse në transfertë. Një sfidë e veçantë për Sulejman Starovën, që do të përballet me ish-skuadrën e tij, ku synimi është për të mos dalë pa pikë.

Në dispozicion të 63-vjeçarit është një grup thuajse i kompletuar, teksa vijojnë të mungojnë mbrojtësi Fangaj dhe mesfushori Berisha, të dëmtuar prej një kohe të gjatë. Kjo javë i ka shërbyer shumë trajnerit kryeqytetas për të rikuperuar lojtarët nga ngjeshja e kalendarit, me shpresën që sulmi do të japë më të mirën, në një sfidë ku përballë do të ketë kryesuesit me mungesa të mëdha.

Sulmi i 3-të më i dobët do të jetë përballë mbrojtjes më të mirë, por fati është me kurbinasit, pasi mungesat e Partizanit janë pikërisht në repartin e prapavijës. Nëse Laçi kërkon të regjistrojë emrin në Europë duhet të kalojë me sukses pengesën e javës së 31-të që i vendos ndaj lokomotivës së këtij kampionati.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency