Kategoria Superiore

Teuta, Europa thërret, me Kukësin edhe për revansh

Nga një skuadër që po mendonte të sulmonte titullin kampion, tashmë Teuta duhet sa më parë të rigjejë suksesin e munguar për të përmbushur misionin e fillimit të sezonit, që është pjesëmarja në kompeticionet e UEFA-s. “Djemtë e Detit” kanë kaluar një periudhë shumë të keqe në kampionat dhe Kupë, por sfida ndaj Kamzës, e fituar në tavolinë, erdhi në momentin e duhur.

Europa po thërret dhe Teuta duhet të përgjigjet, në një sfidë direkte me rivalin direkt për zonën europiane, njëkohësisht kundërshtari që e nxori nga Kupa. Duke përjashtuar fitoren në tavolinë me Kamzën javën e kaluar, skuadra e Bledi Shkëmbit ka vetëm një fitore në 7 ndeshje, ku regjistrohen edhe 5 humbje. Ilaçi më i mirë është sfida direkte për zonën europiane, ndaj një kundërshtari me të cilin në tri faza kanë ndarë pikët, me nga një fitore dhe një barazim.

Vazhdon të djegë eliminimi nga Kupa dhe përveç përmbushjes së objektivit në kampionat, Teuta kërkon dhe revanshin për të shuar përfundimisht shanset e titullit te Kukësi. Bledi Shkëmbi sheh t’i rikthehet i gatshëm sulmuesi Tomislav Busic, që ka lënë pas dëmtimin dhe shpreson të gjejë golin e parë në kampionat me fanellën e “Djemve të Detit”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency