Formula 1

Rikthehet Ferrari, dominon provat e lira në Azerbajxhan!

Ferrari premton kthesën në Baku. Fundjava e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për kokëkuqen, pasi dy pilotët e skuadrës italiane ishin më të shpejtët në sesionin e dytë të provave të lira. Charles Leclerc regjistroi kohën më të mirë duke vënë në rresht të gjithë rivalët përfshirë edhe shokun e skuadrës Sebastian Vettel që me diçka më shumë se 3 të dhjetat e sekondës më i ngadaltë se Leclerc u rendit i dyti. Në vendin  e tretë u klasifikua makina Mercedes e Lewis Hamilton, 6 të dhjetat më e avashtë. Pas tij u renditën dy pretendentë të tjerë, Max Verstappen me Red Bull e Valtteri Bottas më makinën tjetër Mercedes. Sesioni i dytë u zhvillua normalisht pas incidentit që ndodhi në sesionin e parë, me një pusetë që shkatërroi makinën Williams e ndërpreu provat.

Ditën e shtunë, në orën 15:00 do të zhvillohen provat zyrtare, ato për “pole position”. Ndërsa të dielën, ora 14:10, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e 4-t sezonale në Formula 1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency