Saul i premton besnikëri Atleticos: Këtu deri në fund të kontratës
Për Saul Niguez, klubet më të mëdha të Europës si Man. City, Man. United apo Bayern Munchen janë gati të bëjnë çmenduri në verë, me oferta që arrijnë deri në 120 mln Euro.
Për të sqaruar zërat e merkatos dhe për të qetësuar tifozët, është vetë mesfushori që deklaron se do të qëndrojë me siguri te “Los Colchoneros”, madje sipas tij do të qëndrojë deri në vitin 2025, kur edhe i skadon kontrata me klubin.
Saul është “beniamini” i tifozëve dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka ardhur nga akademia, ndaj së shpejti pritet të bëhet edhe kapiten i ekipit të Simeones.



