Serie A

Milan, pa Champions rrezikon të humbë kapitenin

Liga e Kampionëve është objektiv mjaft i rëndësishëm për Milanin, jo vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen e kuqezinjve, që nëse nuk ia dalin të renditen në katërshen e parë, rrezikojnë merkaton e verës.

Kjo sepse pa paratë e Championsit, Milani do të detyrohet të shesë ndonjë prej yjeve të skuadrës, për të siguruar para që të investojë në merkaton e verës së ardhshme dhe kapiteni Alessio Romagnoli rrezikon të jetë i sakrifikuari.

Kjo pasi qendërmbrojtësi po luan prej 2-3 sezonesh në nivele të larta dhe kartoni i tij në treg vlen rreth 70-80 milionë euro, para këto që do të përmirësonin bilancet e kuqezinjve dhe do të mund të lejonin Leonardon të përforconte ekipin.

Aktualisht, vetëm Romagnoli është futbollisti që mund të sigurojë plusvalencë të rëndësishme për bilancin e kuqezinjve, duke qenë se Donnarumma i ka humbur adhuruesit që ka pasur vitet e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency