Messi hyn nga stoli dhe zyrtarizon titullin e 26-të të Barçës, festë në Camp Nou!
Lionel Messi hyn nga stoli, shënon golin e fitores ndaj Levantes dhe shpall Barcelonën matematikisht dhe zyrtarisht kampione të Spanjës për sezonin 2018-2019. Falë një goli të Messit në minutën e 62-të, blaugranat mposhtën 1-0 Levanten në Camp Nou, ruajtën diferencën prej 9 pikësh ndaj Atleticos në renditje dhe ndeshjet direkte në favor ndaj Los Colchoneros tre javë përpara ngritën lart në qiellin e Barcelonës titullin e tyre numër 26 në La Liga. Megjithatë në minutën e 90-të për pak sa nuk i prishi festën Barçës por goditja e tij u ndal nga shtylla për fatin e mirë të Barçës. Ky ishte titulli i dytë radhazi për trajnerin Ernesto Valverde dhe i 8-ti për Barçën në 11 vitet e fundit. Ky i këtij sezoni mbi të gjitha ishte titulli i Lionel Messit, golashënuesit më të mirë të La Ligas autori i 34 golave deri tani në këtë sezon.
Për yllin argjentinas ky ishte titulli i 10-të i fituar në Primera Division dhe në 8 të fundit ka qenë protagonist kryesor ndërsa numëron edhe dy kampionate në epokën Rajikard. 25 fitore 8 barazime 2 humbje, 86 gola të shënuar dhe 32 të pësuar në 35 takime në të cilat Barcelona ka grumbulluar 83 pikë. Festa në Camp Nou ishte e mrekullueshme pas dorëzimit të trofeut që presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales i bëri Lionel Messit. Por te Barça nuk ka vend për eufori pasi në këtë sezon Messi me shokë synojnë triumfin e trefishtë pasi për momentin kanë arritur të sigurojnë gjysmëfinalet e Champions League ku do të përballen me Liverpoolin dhe finalen e Kupës së Mbretit, kompeticion në të cilin Barça do të sfidojë Valencian.



