Premier League

Tjetër gafë e De Geas, Chelsea pikë Championsi në “Old Trafford”

Manchester United humb ndoshta mundësinë e fundit për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” morën vetëm një pikë në “Old Trafford” ndaj Chelsea-t, që edhe një pikë i mjaftonte (pas humbjes së Arsenalit) për të ruajtur vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i Premier League-s.

David De Gea rezultoi “hallka” e dobët te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, pasi gaboi në rastin e golit të shënuar nga Marco Alonso (43’), duke mos qenë i aftë për të kontrolluar apo larguar në fundore një goditje thuajse qendrore të Rudiger. Një gol ky që ktheu baraspeshën në “Old Trafford”, pasi Manchester United kishte kaluar më parë në epërsi me Juan Matan pa u mbyllur 7 minuta lojë.

Dy javë para fundit Chelsea ruan diferencën prej 3 pikësh me Manchester United (68/65), ndërsa shkon +2 pikë nga Arsenali (66). Tri skuadrat e mëdha që luftojnë për vendin e katërt kanë këtë kalendar:

Java 37

Chelsea – Watford

Arsenal – Brighton

Huddersfield – Manchester Utd

Java 38

Leicester – Chelsea

Burnley – Arsenal

Manchester Utd – Cardiff

Ndaj Burnley-t mjafton Aguero, Manchester City edhe më pranë titullit

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency