Kategoria Superiore

Kukësi, akuza gjyqtarit Xhaja: Na ndëshkoi me qëllim

Klubi i Kukësit akuzon gjyqtarin Juxhin Xhaja se ka ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes me Teutën, duke mos sinjalizuar për 11-metërsh në rastin e ndërhyrjes së Prognit ndaj Cordeiros. Në qëndrimin e Kukësit shkruhet se do të kërkohen ndëshkimi i Xhajës nga institucionet përkatëse në FSHF për arbitrim tendencioz.

“FK Kukësi e konsideron arbitrimin e ndeshjes me Teutën tendencioz dhe me ndikim direkt në rezultat. Arbitri kryesor, Juxhin Xhaja, dhe ndihmësit e tij, nuk ishin në lartësinë e duhur dhe ne mendojnë se ata kanë anuar nga kundërshtari. Janë një mori rastesh në ndërhyrjet e parregullta që nuk janë dhënë për ne, ndërkohë që kulmi arrin në minutën e 75-të, kur lojtari ynë, Cordeiro, u pengua në zonë dhe, Xhaja, i ndodhur fare pranë aksionit, nuk dha penallti për Kukësin.

Ne e kontestojmë këtë arbitrim dhe do të kërkojmë ndëshkimin e arbitrit në fjalë, pasi me arbitrimin e tij te njëanshëm, në favor të Teutës, ka ndëshkuar Kukësin.”

FK Kukësi e konsideron arbitrimin e ndeshjes me Teutën tendencioz dhe me ndikim direkt në rezultat. Arbitri kryesor Juxhin Xhaja, dhe ndihmësat e tij nuk ishin në lartesinë e duhur dhe ne mendojnë se ata kane anuar nga kundershtari. Janë një mori rastesh ne ndërhyrjet e parregllta që nuk jane dhënë për ne, ndërkohë që kulmi arrin në min 75 kur lojtari ynë Cordeiro u pengua në zonë dhe Xhaja i ndodhur fare prane aksionit nuk dha penallti për KukësinNe e kontenstojmë këtë arbitrim dhe do kërkojmë ndërshkimin e arbitrit në fjalë,pasi me arbitrimin e tij te njëanshem në favor të Teutës ka ndërshkuar Kukësin

Geplaatst door F.K Kukësi Albania op Zondag 28 april 2019

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency