Atletico nuk e do më, Filipe Luis projekton largimin!
E ardhmja e Filipe Luis mbetet një enigmë. Pavarësisht zërave që e lidhin me Barcelonën, PSG-në apo Flamengon, mbrojtësi brazilian deklaroi së fundmi se dëshiron të qëndrojë te Atletico Madrid kontrata me të cilët përfundon në fund të sezonit aktual. 33-vjeçari në janar donte të largohej por klubi nuk e lejoi ndërsa tani dëshiron të vazhdojë aventurën por drejtuesit nuk e shikojnë të arsyeshme të zgjasin kontratën e tij për shkak të moshës dhe gjasat janë që mbrojtësi brazilian të largohet në fund të sezonit.



