Premier League

Raheem Sterling votohet “Lojtari i Vitit 2019” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit

Sulmuesi i Manchester City-t, Raheem Sterling, ka fituar çmimin “Futbollisti i Vitit 2019” dhënë nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit” në Angli.

Futbollisti anglez mposhti konkurrencën e mbrojtësit të Liverpoolit, Vigil van Dijk dhe të shokut të tij të skuadrës te Citizens, Sergio Aguero.

Për Sterling shkuan 62% të votave, pra mori mbështetjen e shumicës së gazetarëve, që e vlerësuan për kontributin e madh në këtë sezon me 17 gola dhe 10 asiste në Premier League.

Vetëm pak ditë më parë, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë votoi si futbollistin më të mirë të vitin van Dijk, ndërsa Sterling në njëfarë mënyrë “mori revanshin” me çmimin e dhënë nga gazetarët e futbollit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency