Kategoria Superiore

Tirana, koha për fitore në shtëpi!

“Shtëpi e hidhura shtëpi” kështu ka rezultuar për Tiranën stadiumi “Selman Stërmasi” në vitin 2019. Bardheblutë nuk e provojnë kënaqësinë që të dhuron një sukses brenda mureve të shtëpisë në një ndeshje kampionati që nga data 27 janar kur gjunjëzonin Kamzën 4-1, pra 3 muaj e 5 ditë që kryeqytetasit nuk janë larguar me 3 pikë nga stadiumi i tyre.

Tirana ka “stonuar” në Tiranë dhe nëse analizon statistikat, 24 herë kampionët janë skuadra me më pak pikë të grumbulluara në ndeshjet në shtëpi, 19 pikë, 5 më pak se Kastrioti. Skuadra me numrin më të ulët të fitoreve në tërësi vetëm 9, dhe rrejdhimisht edhe me më pak fitore brenda, 4. Situata ka qënë thuajse krejtësisht e kundërt në transfertë, sulmi më i mirë i Superiores për ndeshjet jashtë dhe me 18 pikë do të ishte virtualisht në vendin e 4-t.

Shifrat tregojnë se bardheblutë kanë një “ngërç” të dukshëm psikologjik në “Selman Stërmasi”.  Tifozeria e zjarrtë dhe  fakti që luan në shtëpi në vend që të jetë një bonus është kthyer në një “boomerang” që në thonjza i ka “thyer hundët”, ndërsa në transfertë është parë një Tiranë më e qetë dhe jo rastësisht ka mposhtur Kukësin, Skënderbeun e Teutën. Tashmë nuk ka më kohë për të dorëzuar pikë brenda , pushtimi i “Selman Stërmasit” nga vetë të zotët e shtëpisë duhet të planifikohet e konkretizohet ndaj Skënderbeut, në të kundërt Tirana rrezikon që statistikat për ndeshjet bërnda t’i përmirësoj në një tjetër kategori.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency